Kryeministri Edi Rama, parmes një statusi të publikuar në faqen e vet në Facebook, paralajmëron riformatimin e plotë të administratës, për të çuar siç thotë, tepsinë e pushtetit për skrap.

Rama bën me dije se gjatë gjithë muajit korrik do të zhvillohet një tur dëgjesash në çdo qark për të mbledhur të dhëna për punën e zyrave të administratës shtetërore. Mbi bazën e këtyre të dhënave, sipas Ramës do të përgatitet një raport ku do pasqyrohet cilësia e punës, niveli i shërbimit dhe reputacionit publik të çdo dege të administratës shtetërore e të çdo drejtuesi përkatës.

Postimi i plotë i Ramës në FB

Të hënën do të mblidhemi me deputetët e rinj dhe kandidatët për deputetë, pra me të gjithë skuadrën tonë të 25 qershorit, për nisjen e turit të dëgjesave në bazë të çdo qarku gjatë gjithë muajit korrik. Një aspekt i rëndësishëm i këtij turi dëgjesash, do të jetë mbledhja e të dhënave për punën e zyrave të administratës shtetërore. Për këtë qëllim do të përdoret edhe mbledhja e informacionit online nga njerëzit e zakonshëm, lidhur me zyrat e shërbimeve për publikun dhe punonjësit e drejtuesit e tyre. Në këtë fazë ky informacion do të mblidhet përmes kësaj faqeje, apo faqeve online të udhëheqësve tanë në çdo qark. Ndërsa më pas, kur Platforma e Bashkëqeverisjes me njerëzit, SHQIPËRIA QË DUAM, të jetë gati bashkë me Qeverinë e Re, një seksion i veçantë i saj do t’i shërbejë posaçërisht çdo qytetari; për të tërhequr vëmendjen e qeverisë për punën e zyrave të shtetit në çdo pikë të vendit apo vënë alarmin në qeveri, për raste konkrete të abuzimit me detyrën ose sjelljes së padenjë të nëpunësve të shtetit me njerëzit.Ky raport do të jetë në tryezën e Qeverisë së Re që në ditën e parë të punës, si një nga dokumentet bazë që do t’i shërbejnë operacionit të çuarjes së tepsisë për skrap

Ndërkohe sa i takon largimeve nga administrate, duket se nje process i tillë është në sitë, pasi në disa prej institucioneve në Shkodër është bërë gati “fshesa” ndaj punonjësve. Burime për star plus bëjnë me dije se në institucionin e postës në Shkodër dhe disa institucione të tjera të cilat kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me qytetarët, titullarët aktualë kanë depozituar verejtje për punonjësit dhe nuk përjashtohen edhe largimet nga puna. Megjithatë, duket se këto ditë të gjithë institucionet janë në sitë, kohë e cila do të përcaktojë se kush do të jetë akoma në kontratë pune apo do ti bashkohen armatës së papunëve ne vend

Artikulli paraprakLEZHË, NJË 46-VJEÇAR NGA KOSOVA MBYTET NË TALE
Artikulli tjetërSHOKON POLICIA: NË QARKUN SHKODËR, TË VDEKURIT MARRIN PENSION