Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot pasdite do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. Më pas, në orën 18.30, do komunikoje për qytetarët një mesazh të drejtpërdrejtë.

Duke falënderuar qytetarët, të cilët po zbatojnë rregullat, ai shprehet besimplotë se kjo situatë do të përballohet. Sipas tij kjo luftë nuk do të jetë e shkurtër.

“Besim se gjithçka po bëjmë është gjëja e duhur, në çdo hap e çdo ditë dhe durim, durim, durim, sepse kjo luftë nuk do të jetë e shkurtër dhe s’është gjëkundi një lojë kukamçefti, ku po u “fshehëm” një javë i’a hodhëm!

Ju siguroj të gjithëve se po punojmë ditë-natë për të mos lënë vetëm asnjë shqiptar dhe për të bërë gjithçka për shëndetin e për ekonominë familjare dhe kombëtare po ashtu”, shkruan Rama.

Kryeministri kërkon durim nga të gjithë, të mos kenë frikë, por të kenë kujdes.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 16.03.2020
Artikulli tjetërSHKODËR, BLLOKOHET EDHE DOGANA E HANIT TË HOTIT