Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, ku kanë qenë të pranishëm dhe drejtues të tjerë europianë si dhe kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen.

Rama shkruan se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, teksa shikon si zgjidhje dhënien fund të kërcënimeve dhe njohjen e ndërsjellë.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, deklaron Rama.

Artikulli paraprakKOSOVA ‘KRYEÇËSHTJE’ NË SAMITIN E MOLDAVISË! RAMA TAKOHET ME VUÇIÇ! GJERMANIA DHE FRANCA NDËRMJETËSUES
Artikulli tjetërNIKOLIN LËMEZHI PROMOVON DY LIBRA ME POEZI