Kryeministri Edi Rama fjalimin e mbajtur në asamblenë e PS-së e nisi duke iu drejtuar PD-së se data e zgjedhjeve nuk do të shtyhet.

Ai pasoi disa batuta krahasuese midis 2 skuadrave të njohura Juventus dhe Barcelona, ku shprehu se skuadra italiane që del gjithnjë fitimtare që në këtë rast e personifikoi me PS-në, nuk kërkonte datë të shtyrjes së ndeshjes me Barcelonën. Data e zgjedhjeve nuk shtyhet, PD duhet të marrë shembull nga Barcelona që nuk kërkon shtyrje të datës së ndeshjes me Juventusin. Saliu i Lulit, nuk do Vetting-un se nuk do zgjedhje, Luli i Saliut nuk do zgjedhje se nuk do Vetting-un. Ata kërcënojnë në emër të popullit dhe nuk guxojnë të dalin nga çadra për tu gjykuar nga populli. Çadra është e tyre, në 18 qershor janë zgjedhjet e popullit. Ai i bëri ftesë PD-së të dilte nga çadra duke iu drejtuar me këto fjalë: Për ta nga ne ka vetëm një ftesë, dilni nga çadra të ballafaqoheni me popullin, pse prisni picën në çadër sepse populli nuk pret dhe në 18 qershor do të bëjë zgjedhjen e tij.

Në 18 qershor do të mbrojmë votat nga ta që thonë politika është djalli vetë. Nuk do të mbetet asnjë familje pa legalizuar shtëpinë e saj dhe nuk do të mbetet asnjë familje në fshat pa certifikatën e pronësisë. Nëse PD e ka humbjen e ka në xhep, ne fitoren tonë nuk e kemi në xhep. Për ne këto zgjedhje nuk kanë qenë dje dhe nuk do të jenë në 18 qershor në një betejë me një parti pa lider, pa skuadër, pa program. K Këto zgjedhje nuk përcaktojnë kush do ta qeverisë Shqipërinë për 4 vjet, por si do të jetë Shqipëria e gjeneratës tjetër. Këto zgjedhje zhvillohen nën një qeveri socialiste dhe progresiste dhe socialistët nuk kanë qenë kurrë shkaku, por viktima dhe vullneti i popullit të deformuar.

 

Lajmi në përditësim…

Artikulli paraprakMBAHEN ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË SERBI
Artikulli tjetër26 VJET NGA NGJARTE E 2 PRILLIT