Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe një herë se është i gatshëm që t’i shtrijë dorën opozitës në të mirë të vendit. Në një intervistë të dhënë së fundmi për median prestigjoze Al Jazeera, kryeministri Rama ka deklaruar se është i gatshëm për dialog me opozitën dhe se politika e ka për detyrë që të bashkojë vendin.

Kujtojmë se edhe ditën e djeshme në një prononcim për mediat menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, kreu i qeverisë theksoi se do të përpiqej të kuronte plagët e përçarjes.

Në intervistën e dhënë për Al Jazeera ndër të tjera Rama tha se bojkoti ishte vetëvrasje për opozitën, por e ardhmja sipas tij duhet parë me optimizëm.

“Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por sigurisht, tangoja vallëzohet dyshe. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë të reflektojnë për këtë dhe të kuptojnë që ajo çfarë bënë ishte një katastrofë për veten e tyre.”

Artikulli paraprakSULMET NË KZAZ NË DIBËR, ARRESTOHET PAS 3 DITËSH NËNKRYETARI I PD
Artikulli tjetërKAPET AUTORI I DYSHUAR I VRASJES SË BABË E BIR