Nga një ngrehinë e rrënuar deri në 2013, ish Kompleksi Sportiv Dinamo është transformuar tashmë në një kompleks modern që do të mbledhë bashkë të gjitha strukturat zinxhirë të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën si dhe lojërat me dorë.

Përmes një ceremonie të veçantë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përuruan Parkun e Ri Olimpik duke zbuluar në mënyrë simbolike tabelën emërtuese të sallës moderne të Lojërave me Dorë “Feti Borova”.

Kryeministri Rama falënderoi të gjithë ata që kanë punuar për këtë projekt për ngritjen e një kompleksi modern, ndërsa garantoi se ambicia do të vijojë edhe më tej për ta transformuar këtë zonë në një hapësirë për të gjithë grupmoshat. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi kryeministrin Edi Rama për mbështetjen që i ka dhënë jo vetëm sportit, por dhe transformimit të Tiranës në një qytet modern.

Veliaj kërkoi që më 25 qershor, shqiptarët të mbështesin Edi Ramën për një mandat të dytë për të vijuar me investimet në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. P

arku Olimplik do të pasurohet më tej me pishinën e mbyllur olimpike, pistën e atletikës, fushat e hapura të futbollit, basketbollit, volejbollit e tenisit, si edhe godinën e re të FSHF-së. Kompleksi do të jetë i pajisur me dushe, sauna, dhoma zhveshjesh të ndara, akomodim i veçantë për federatat, dhe një fushë olimpike rreth 13 mijë metra katrorë.

Artikulli paraprak“TË REKLAMOSH DUKE DËMTUAR”
Artikulli tjetërREAL MADRID HISTORIK, 12 CHAMPIONS