I ftuar në podcasting e Ramës mëngjesin e sotëm ishte bashkëshorti i ambasadores suedeze në Tiranë, Elsa Håstad e cila mbyll misionin e saj në Shqipëri.

Christof Landor është shkrimtar. I pyetur nga Rama për një përgjigje të sinqertë se çfarë nuk I pëlqen nga Shqipëria dhe shqiptarët ai tha

Jeni njerëz me zemër të ngrohtë dhe miqësore. Por më krijohet përshtypja që jeni shumë miqësore me të huajt por jo me njëri tjetrin. Problem më i madh në shoqërinë shqiptare është mungesa e besimit në të gjithë nivelet, mes individëve, institucioneve e shoqërisë. E shikon në ditën e përditshme, në trafik, secili do të kalojë I pari. Kjo është një pengesë e madhe.

Pakujdesia me mjedisin. Plehrat.- tha ai.

Përgjigjet Rama: Nuk jemi vetëm të mirë me të huajt, por me miqtë është një detyrim që e kemi të trashëguar. Është më shumë në ADN tonë

Artikulli paraprakTË SHTUNËN JENI NË NJË MOMENT EKSTREM TË JETËS TUAJ… HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSHQIPËRIA, NJË NGA VENDET KRYESORE NË BOTË TË KULTIVIMIT TË KANABISIT