Dy investime madhore, do të jenë pjesë e Shkodrës shumë shpejt. Një fakt i tillë u bë publik nga Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Shkodër me banorë të cilët kanë marrë dokumentin e legalizimit.

Bëhet fjalë për dy segmente të rëndësishmë rrugore, rruga Shkodër-Velipojë si dhe rruga turistike e Thethit.  Gjatë kësaj vizite në Shkodër, Kryeministri Rama deklaroi se projektet janë gati dhe vetëm pritet nisja e procedurave për këto investime të cilat i japin shkodrës dhe këtyre zonave të tjera dimensione. Kreu i qeverisë Rama u shpreh se rruga Shkodër – Velipojë është premtuar nga të tjerë, por ajo do të behet realitet nga qeveria e rilindjes, për ta kthyer këtë zonë në një atraksion të rëndësishëm për zhvillimin e veriut të vendit.

Artikulli paraprakREPUBLIKA E ÇAMËRISË PREZANTOHET NË SHKODËR
Artikulli tjetërVJEN NË SHKODËR “KOD” I PUBLICISTES MONIKA SHOSHORI STAFA