Rama prezanton prefektët e rinj: Ja kush janë 12 ish-ushtarakët

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra të gjithë prefektët e vendit dhe ka emëruar të rinjtë. Në një dalje për media pas këtij vendimi, Rama ka zbuluar prefektët e rinj, duke thënë se ky institucion ka qenë deri më tani në hije. “Urime prefektëve të rinj; Jemi në një fazë të re të procesit të qeverisjes. Pas një sërë reformash, administrativja shënoi një kapitull të ri dhe shtetbërja. Jemi një celjen e një faze të re, që lipset edhe një institucion i Prefektit i ridemensionuar tërësisht si përfaqësues i Kryeministrit dhe qeverisë në çdo qark. Padyshim ky institucion mbeti në hije, ndërkohë dinamika e re si edhe pritshmëritë e larta që njerëzit kanë kërkojnë një qasje dhe profil të ri të figurës së Prefektit. Kemi ndërtuar një proces për rreth 40 ditë në mënyrë aktive por edhe skrupuloze kemi vlerësuar një numër kandidaturash nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë më pjesë e FA, por që janë mbartës të një eksperiencë të çmuar që nuk kemi luksin të mos e përdorim. Na ka interesuar profili, pasi kemi bërë një analizë dhe kemi kaluar në filtër kandidaturat duke vlerësuar 12 Prefektët e rinj për përgjegjësinë për shërbim publik për formimin e tyre të lartë profesional”, tha kryeministri. Prefektët e rinj: I Kukësit Zenel Kuçana, ka përballuar edhe krizën e 1999 I Dibrës Nuredin Shehu, kolonel në rezervë I Shkodrës Cesk Millja, kolonel në rezervë I Lezhës Gjergj Prendi, kolonel në rezervë I Durrësit kapiten i rangut të parë në rezervë I Elbasanit Maksim Malaj, ish-Gjeneral I Fierit Bakim Bala I Beratit Railla Dafa kapiten i rangut të parë I Korçës Dhori Spirollari I Vlorës Flamur Mama I Gjirokastrës Astrit Aliaj E Tiranës Juzana Irollari Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë. Sipas këtij vendimi, largohen nga detyra të 12 prefektët në 12 qarqet e vendit. Nuk dihen ende motivet e shkarkimit të prefektëve, por gjithsesi po gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë janë emëruar edhe prefektët e rij. Prefektët që largohen nga detyra: Prefekti i Tiranës – Admir Abrija Prefekti i Durrësit – Emiljan Jani Prefekti i Elbasanit – Ardit Demiri Prefekti i Fierit – Vasil Bregu Prefekti i Vlorës – Etjona Hoxha Prefekti i Gjirokastrës – Flamur Bime Prefekti i Beratit – Valbona Zylyftari Prefekti i Korçës – Pandi Papando Prefekti i Dibrës – Ardit Kaja Prefekti i Kukësit – Liman Morina Prefekti i Shkodrës – Paulin Radovani Prefekti i Lezhës – Eduard Ndrecaj

Artikulli paraprakISH MINISTRI GREK I MBROJTJES DËNOHET ME 19 VITE BURG
Artikulli tjetërRAMA EMERON PREFEKT TE QARKUT TE SHKODRES KOLONELIN NE REZERVE ÇESK MILLJA