Kryeministri Edi Rama kërkon masën ekstreme të sekuestrimit ose shembjes së godinave shumëkatëshe të cilat janë ndërtuar duke shkelur lejet e ndërtimit.

“Nëse ne nuk vendosim me votë e me vulë në fletoren e legjislacionit shqiptar që çdo godinë për të cilën merret leje ndërtimi, kur leja e ndërtimit shkelet shembet ose sekuestrohet. Nuk mund ta gëzojë ai që e ka”

Në Kuvend po diskutohet pr/ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar”

Rama bën me faj zinxhirin që vjen pas miratimit të lejes së ndërtimit dhe propozon ndëshkim penal për këtë zinxhir nëse nuk zbatojnë lejet e ndërtimit.

Edi Rama: “Një pjesë e madhe e ndërtesave në Tiranë e qytete të tjera nuk kanë lidhje fare me lejet e ndërtimit të miratuara. Jo vetëm në aspektin e cilësisë por dhe në volumin. Nëse do të ishin zbatuar projektet e miratuara nga bashkitë do të kishim sot pas 30 vitesh qytete shumë më cilësore në pikëpamje të urbanistikës dhe arkitekturës sesa kemi sot.

Pse nuk ka funksionuar kontrolli I punimeve të ligjshme në nisje që në fund janë të paligjshme. Nuk ka funksionuar dhe nuk mund të funksionojë me sistemin që është mbrojtur në këtë sallë me dekada. Ka qenë një betejë e nisur që kur isha në bashkinë e Tiranës dhe deri sot. “

Nuk mund të funksionojë kontrolli për lejet e ndërtimit nëse nuk ka përgjegjësi penale zinxhiri.

Arkitektët nuk mund të dorëzojnë projektin në letër e të ikin. Ata janë përgjegjës për realizimin e projektit dhe duhet të firmosin në fund konformitetin e projektit që është ndërtuar me atë që është pnë bashki. Konstruktorët nuk mund të mbajnë përgjegjësi penale nëse leja merret për 5 kate dhe konstruktori për tiu adaptuar kërkesës së zhvilluesit bën një konstruksion për 8 kate. Nuk mundet supervizorët, kolaudatorët të kolaudojnë pa denoncuar ndërtime që dalin nga leja e miratuar. Është e gjitha e paligjshme dhe shkon në kriminale kur familjet që paguajnë për të marrë një apartament apo dyqan nuk marrin dot mbrapsht hipotekën.

Mësimet nga 26 nentori – Rama tha se nga tërmeti i 26 nëntorit duhet të nxjerrim mësimet

Edi Rama: “Ajo që ndodhi në Durrës përtej asaj që thuhet në propagandën mediatike është historia e godinave që i përkasin kësaj kategorie që flsa unë. Nuk janë shembur dhe dëmtuar në strukturë godinat që kanë respektuar parametrat e lejes së ndërtimit por janë shembur dhe kanë sjellë viktima godinat që kanë qenë me leje 3 kate dhe un bënë 8 kate. Shto ujë e shto miell“

Artikulli paraprakDEKLARATA E RAMËS NË FORUMIN EKONOMIK, BASHA: PO FUQIZOHEN BIZNESET E TIJ PERSONAL DHE TË OLIGARKËVE
Artikulli tjetërLËKUNDJE TË FORTA TËRMETI NË GREQI, JA KU ISHTE EPIQENDRA