Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video këtë mëngjes, teksa promovon një copës turizmi të vendit tonë.
Sot, kreu i qeverisë e ka përqendruar vëmendjen tek Alpet shqiptare, ku tregon transformimin e kësaj bukurie përrallore përmes një videoje 120 sekonda.
Rama shkruan se nga një zonë e harruar, e braktisur dhe e izoluar, Alpet janë kthyer në një destinacion i jashtëzakonshëm turistik.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë përmbledhje në 120 sekonda të transformimit fantastik të Alpeve shqiptare, nga një zonë e harruar, e braktisur dhe e izoluar, në një destinacion të jashtëzakonshëm turistik gjithëvjetor, ju uroj një ditë të mbarë.”