Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në aktivitetin “Forca e Ligjit në veprim”, është ndalur tek puna e Policisë së Shtetit gjatë viteve të qeverisjes socialiste. Rama ka thënë se Policia e Shtetit do të jetë sipas parametrave të kërkuara nga Bashkimi Europian.

Rama tha se nuk ka më njerëz të paprekshëm për Policinë e Shtetit. Kryeministri solli në vëmendje kohën kur sipas tij, kriminelët informoheshin për operacionet për kapjen e tyre, shumë më shpejt sesa operacionet të zhvilloheshin.

Konsolidim i procesit të shtet-bërjes. Është me rëndësi të mos harrohet se sa herë që diskutojmë për krimin e organizuar dhe paprekshmërinë e individëve. Policia do jetë në parametrat që kërkon BE.

Policia e Shtetit është përgjegjëse për të garantuar paprekshmërinë e kujtdoqoftë, dhe ndëshkimin e kujtdoqoftë. E nëse flasim për prekshmërinë, nuk ka qenë shumë vite më parë por 4 vite më parë,

kur shqiptarët ndaheshin në të prekshëm dhe të paprekshëm. Kanë qenë vetëm 4 vite më parë koha kur deputetët dhe ministrant mund të zbarkonin mbi çdo trotuar të Republikës së Shqipërisë, të paprekur.

Ka qenë vetëm 4 vite më parë koha kur nevoja për të zbatuar ligjin ishte utopi. 4 vite më parë kur raporti me ligjin kalonte përmes përkatësisë së tyre politike dhe nivelit të influencës së tyre në shoqëri.

4 vite më parë, kur policia e Shtetit tradhtohej tek policia. Kur kriminelët merrnin vesh se kishte një operacion për ta para se të zhvillohej. Nuk është pak, por ne e kemi shpallur si objektiv.

Në Policinë e parametrave, çështja e parametrave ligjor, nuk është parametër. Ka kriminelë që janë liruar në sallë për vrasje dhe përdhunime. Ka probleme, për efikasitetin s’kemi çfarë t’ju mësojmë partnerëve tanë evropianë. Vetëm të mësojmë prej tyre.

Artikulli paraprakKUVEND/ BASHA AKUZA MAZHORANCES PËR TEATRIN: HAJDUTË MOS U ZGËRDHINI, THIRRINI MENDJES
Artikulli tjetër‘FITOVA 5.2 MLN LEKË NË LLOTO’/VETTINGU ‘DJEG’ PROKURORIN E APELIT TË TIRANËS, LUAN KALOCI