Opozita shfrytëzoi një intestigim të redaksisë së Zërit të Amerikës në Tiranë për të sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të VOA dhe opozitës kur tha se Zëri i Amerikës është shndërruar në zëdhënës të “kazanit” të Tiranës.

Kreu i qeverisë deklaroi se komunikim zyrtar e ka me Uashingtonin dhe Shtëpinë e Bardhë, ndërsa njoftoi se pas fjalës në Kuvend do të ketë një komunikim direkt me vetë Shtëpinë e Bardhë. Rama iu drejtua me një pyetje direkte edhe ish-kryeminsitrit Sali Berisha kur e pyeti se a e kalon dot Oqeanin për në SHBA…

“Këta thonë këtu e tha Zëri i Amerikës, e tha Amerika. Për të dytën herë VOA bëhet zëdhënës i “kazanit” të Tiranës, e dyta herë për një kohë shumë të shkurtër. Herën e parë e demonstruam me qindra faqe të dokumentuara të gjithë gënjeshtërsinë.

Meqë ju e doni me Amerikën, meqë i dini shqiptarët të paditur, sa mund t’i tërhiqni pas vetes duke iu thënë se e ka Amerika unë iu them se me SHBA kjo qebveri dhe unë personalisht komunikojmë drejtpërdrejt dhe pas kësaj fjale do të jem i detyruar t’ju lë sepse do të jem në pritje të një komunikimi të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë dhe dhe varësi të sa do të jem i autorizuar t’ju them, do t’ju informoj.

Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrjet nga enti rregullator i bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin.

Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhash përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s’do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë”, u shpreh Rama.

Artikulli paraprakRAMA: ZËRI I AMERIKËS PËR HERË TË DYTË U BË ZËDHËNËSI I KAZANIT
Artikulli tjetërSHATËRVANI, QYTETARËT: PO SHKATËRROHET ÇDO DITË