Kryeministri Edi Rama, pas vizitës së tij në Dubai, ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Mësohet se takimi do të mbahet në orën 14.00 dhe më pas me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Temë e diskutimit pritet të jete dhe ecuria e Shqipërisë në Integrimit Europian, në pritje të konferencës së dytë ndërqeveritare, ku do të jepet dhe vendimi për hapjen e kapitujve.

Kujtojmë se takimet vijnë dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perendimor nga Komisioni Europian.

Artikulli paraprakBARDHI NJEH BERISHËN SI KRYETAR: DO RESPEKTOJ VULLNETIN E SHUMICËS! GRUPI BASHA? NË RRUGË TË GABUAR, I FTOJ TË NA BASHKOHEN
Artikulli tjetërSTAR KIDS – 14.02.2024