Rama,takim me drejtuesit e spitaleve,mungese menaxhimi dhe higjene

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot drejtuesit e spitaleve në rrethe për të kritikuar ashpër për keqmenaxhimin që ato i bëjnë institucionit që drejtojnë. Edi Rama: Niveli i menaxhimit i spitaleve tona është i papranueshëm. Mjekët kanë përgjegjësinë e tyre por është detyra e menaxhimit t’i motivojë dhe të bëjë që ata të gjënden në kohën e duhur dhe të mos dalin me deklarata shtypi keqardhjeje kur sulmohet një mjek që është një fenomen barbarie, por që ne do ta shohim si shprehje e një energjie negative që akumulohet për shkak të keqmenaxhimit.Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka vendosur të largojë të gjithë drejtorët e spitaleve.Por nga ky urdhër i kryeministrit Rama kanë shpëtuar drejtorët e Tiranës, të cilët sipas kreut të qeverisë e kanë bërë mirë punën e tyre në menaxhimin e institucioneve shëndetësore.”Shëndetësia kërkon menaxhim dhe të gjitha të dhënat e marrra qoftë në mënyrë zyrtare qoftë nga ankesat e publikut flasin për një nivel menaxhimi të papranueshëm.  Besoj se një nga shkaqet themelore edhe për një dozë të madhe negativiteti me të cilin është ngarkuar figura mjekut vjen nga keqmenaxhimi i spitaleve, është detyra menaxhimit që të motivojë mjekët ” u shpreh Rama”Spitalet nuk janë paqyra e higjenës, përgjegjës jeni ju drejtorë të spitaleve pis. Nuk ka nevojë për para as për reforma as për plane madhështore, Spitalet janë dëshmi e një trashëgime të rëndë të shumë viteve rrënim dhe sidomos kur fliltet për nevojat për specialistë. Kjo është një plagë e trashëguar por personelit tonë nuk mund ti mungojë gatishmëria për tiu përgjigjur në kohë pacientit. Mbani  ju përgjegjësi për mungesën e specialistëve , për mungesën e shërbimit,për sorollatjet pa fund të njerëzve. Pse sepse nuk bëni kërkesë për ta sjellë mjekun nga Tirana te pacienti. Dhe për më tëpër gatishmëria e drejtuesve të spitaleve duhet të jetë e plotë. Rasti i protezave në Gjirokastër ishte skandaloze në vend të bashkëpunohej me spitalin e Traumës.Ndërsa gjëja më poshtëruese është fakti se sa herë mjekët dhe infermierët nuk janë në vendin e punës. Njerëzit dergjen se nuk gjejnë mjekun aty, Kush e ka përgjegjësinë? E keni ju. Jeni ju përgjegjës që mjekët rrinë më shumë në kafe sesa në punë.Ajo që ndodh  është se shqiptarët përdorin një pjesë të vogël të kujdesit shëndetësor që Shqipëria paguan.Largimi juaj menjëherë nesër nuk është zgjidhje e problemit por fillimi i zgjidhjes. Spitalet janë ndërmarrje nuk janë stalla ku  veterinerët ca lopë i shohin ca lopë nuk i shohin, janë ndërmarrje dhe nuk drejtohen sic nuk i bihet firzamonikës pa partiturë, sic janë drejtuar prej kaq shumë kohësh. Ndaj dua të mirëkuptoni kërkesën time për të dhënë dorëheqjen tuaj.Duhet autonomi, do të ketë një konkurs të hapur për këdo që  e ndien veten të aftë’ deklaroi Rama.Kreu i Qeverisë bëri me dije se do të zhvillohet një konkurs publik ku të gjithë ata që e ndiejnë veten të aftë mund të garojnë për të drejtuar nesër spitalet.Ne i kemi të gjitha mundësitë që të dalim nga një fazë drejtimi pa sy pa zemër, pa duar. Ne kemi të gjitha mundësitë që pavarisht mangësive varfërisë të mos kemi pisllëk të mos kemi ndryshk , të mos kemi rrënim. E mbi të gjitha të kemi gatishmërinë e  të gjithë personelit ,sa paguhen për të qënë në krye të detyrës. Duke patur mirëkuptimin tuaj për të marrë përgjegjësinë morale për gjthcka që mungon , inkurajoj këdo që të  jetë pjesë e konkursit. Dua që të besoj se pjesa tjetër e stafit do të vijojë punën para se të nis konkursi publik në shtator menjëherë me krijimin e qeverisë së re. Detyra e  parë e kreut të shëndetësisë do të jetë hapja e konkursit publik për drejtorët e spitaleve’ deklaroi Rama.Drejtorët e spitaleve në qytete që largohen:1. Drejtor spitali në Lezhë Pashko Smaçi 2.Drejtor spitali në Gjirokastër Përparim Muco 3. Drejtor spitali në Vlorë Bruna Mersini 4.Drejtor spitali në Kukës Hasije Zeneli5. Drejtor spitali në Mirditë Lek Reçi 6.Drejtor spitali në Kukës Hasije Zeneli 7. Drejtor spitali nëElbasan Desantila Tahiraj 8.Drejtor spitali në Përmet Elda Cullufe

 

 

 

Artikulli paraprakARRESTOHET NJË NGA SHQIPTARËT E ARRATISUR NGA BURGU ITALIAN
Artikulli tjetërAKSIDENT TRAGJIK NË PUNË, VDES NJË SHQIPTAR