Kryeministri Edi Rama, në një takim me votuesit e rinj në Gjirokastër, deklaroi se “vota e 18 qershorit është e rëndësishme sepse vendoset si do të jetë Shqipëria e gjeneratës tjetër”.

“Çdo shqiptar e ndjen domosdoshmërinë për të shembur murin e padrejtësisë. Gjykatat e këtij vendi janë një pazar ku të drejtat e njerëzve tregtohen si të ishin gjë e gjallë. Nëse duam të rrisim ekonominë dhe punësimin, duhet të pushojmë nga puna gjykatësit e korruptuar. Ata pengojnë vënien në vend të drejtës së pronës. Janë ata armiku numër 1 i Partisë Socialiste. Nuk do të tërhiqemi jo vetëm përpara çadrës, por as përpara presioneve e shantazheve”, tha Rama. Kryeministri shtoi se “vota është një ndeshje mes të ardhmes që duam dhe të shkuarës që nuk duam kurrë të rikthehet”.

Artikulli paraprakMORËN 200 MIJË LEKË PËR NJË TENDË, ARRESTOHEN POLICËT E BASHKISË SË TIRANËS
Artikulli tjetërRAMA: TË MOS PËRSËRITET ’97. MOS BINI PRE E KËRKESËS PËR BLLOKIMIN E RRUGËVE