Forumi Ekonomik, Rama vizitë në Serbi, takon dhe Aleksandar Vuçiç

Axhenda dy ditore e Kryeministrit në Serbi Rama promovon në Nish librin “Kurban” Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë në Serbi, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Nishit, i cili zhvillohet në 13 dhe 14 tetor. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Rama do të ketë një takim edhe me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç. Dy kryeministrat do referojnë në panelin me temë “E ardhmja e marrëdhënieve Shqiptaro-Serbe dhe Stabiliteti i Europës Jug-Lindore”, me moderator Misha Glenny, Profesor i asociuar, Harriman Institute, Columbia University. Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim edhe me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës dhe Bujanovcit dhe të zgjedhur shqiptarë në Parlamentin serb. Gjithashtu, po gjatë kësaj vizite në Nish, kryeministri Edi Rama do të promovojë edhe librin e tij, Kurban, i përkthyer në gjuhën serbe.

Artikulli paraprakVDES SHQIPTARI NE GREQI,BIE NE KAZANIN E FERMENTIMIT TE RRUSHIT
Artikulli tjetërMIRUSH KABASHI SUKSES NE GJENEVE ME “APOLOGJIA E VERTETE E SOKRATIT “