Me zërin e ngjirur, letrën në dorë ku kishte kontribuuar me 10 euro që e tundte me shumë krenari preku zemrat e gjithë shqiptarëve.

Videoja e këtij të moshuarit ka tërhequr vëmendjen edhe të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur hero, një engjëll që e motivon për të ecur me vendosmëri përpara.

“My hero. Ja ky është heroi im, njeriu më i pasur që kam njohur dhe që kur e pashë sot, m’u duk si një engjëll që më dha fuqi për të ecur pa u ndalur, me edhe më shumë vendosmëri përpara, me shpirtin e tij të madh sa të gjitha malet e Shqipërisë.

Do ta mbaj në krye të disa videove motivuese që ruaj në telefonin tim dhe i shoh kur m’i vjedhin energjitë mendjet dembele e shpirtrat e zymtë… Dhe shpresoj të kem mundësinë të shkoj ta takoj aty ku jeton, e t’ia puth ballin e shkruar nga vuajtjet”, shkruan Rama.

 

Artikulli paraprak176 PALLATE TË DËMTUARA NË DURRËS DHE 69 NË TIRANË…RAMA KËRKON EDHE OPOZITËN NË KOMITETIN KOMBËTAR TË NDËRTIMIT
Artikulli tjetërHOTEL ‘MIRA MARE’ TË VETMET RRËNOJA KU PO KËRKOHET