Kryeministri Rama në një takim me banorët e Njësisë Administrative nr.10 është pyetur edhe në lidhje me zgjidhjet e 30 qershorit, ku ka pohuar edhe një herë se zgjedhjet do të kryhen dhe data nuk do të ndryshojë.

Më pas Rama ka ‘thumbuar’ edhe opozitën duke thënë se ka persona që paguajnë për të shkruar artikuj që baltosin Shqipërinë.

“Hall i madh. Balta e madhe që po hedhin lartë e poshtë. Jo thjesht ne por edhe jashtë Shqipërisë paguajnë, hidh artikuj këtej, hidh andej. Në atë rast gazeta merret me gjëra të tilla, i kanë çuar e ka bërë, puna e vetë. Por shumë angazhim, shumë energji.

E tmerrshme.Tmerr i madh, e bënë copë Shqipërinë vetëm për, nuk e di. Nuk e bën asnjë në botë, të gjithë kanë pasur opozitë, të gjithë kanë pasur beteja. Të gjitha vendet që kanë qenë në BE, edhe Bullgaria kishte bojkot por morën presidencën e BE-së, 6 muaj bënë paqe politike. Më vjen keq, po asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësi të ketë Saliun.

Të gjithë ato që dolën nga ato historira ikën në punë të vet, ky vazhdon akoma. Bëmë në 2017 marrëveshjen. Por aq muaj sa ndenjën, gjëra të pabesueshme, budallallëqe, i paaftë, a ty e kupton jepja dhe njëherë ta bëjnë nga e para. Si luani njësoj, që nga mishngrënës, vegjetarian dhe fol me vete, është tmerr i madh.” ka thënë Rama.

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK/ HAPEN 28 QENDRA SHËNDETËSORE VERORE, MANASTIRLIU: SHËRBIM DHE SIGURI PËR PUSHUESIT
Artikulli tjetërKRYETAR I ASH DHE KRYETAR I PSD, GJINUSHI SQARON POZICIONIN