Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj jep dorëheqjen. Ai ka njoftuar në fund të mbledhjes së qeverisë se ka paraqitur dorëheqjen nga posti kryeministror.

Arsye e këtij vendimi ka thënë se ka marrë thirrje për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje në Speciale si i dyshuar.

Në një deklaratë në rrjetin e tij social Facebook, Haradinaj thotë se nuk mund të shkonte në Haga duke mbajtur postin e kryeministrit të Kosovës.

“Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jeni të parët që ju informoj. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante, do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër t’i shërbej vendit. Dorëheqja është e parevokueshme.

Përgjegjësia tani kalon te presidenti për të filluar konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve. I ofrohem prapë popullit për të marrë besimin. Nuk jam i akuzuar, por intervistohem. Garoj në zgjedhje edhe unë edhe subjekti im.

Por s’kam mundur ta çoj shtetin dhe kryetarin e qeverisë sepse do t’ia rëndoja Kosovës dhe e kam marrë këtë vendim”, ka thënë Haradinaj

Artikulli paraprakTHERI ME THIKË BASHKËKOMBASIN, RRËFEHET NË PROKURORI SHQIPTARI
Artikulli tjetërDËNIM ME VDEKJE PËR VRASËSIT E DY TURISTEVE SKANDINAVE