Grupet kriminale në Europë tashmë po përdorin Call Centerat e vendosura në Ballkan dhe në Spanjë për të shpërndarë kokainën.

Sipas raportit të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drograve shqiptarët po luajnë rolin e korrierit për shpërndarjen e kokainës.

Kokaina tashmë po shpërndahet nëpërmjet Call Centerave nga korrierë shqiptarë dhe të huaj.

Ky është theksi i raportit të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogërave. Në këtë raport theksohet se shqiptarët po luajnë rolin e korrierëve, të cilët pasi dërgojnë sasitë e vogla në vendin ku bëhet porosia, më pas kthehen në vendin e orgjinës.

Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogërave grupet kriminale tashmë po përdorin inovacionin për të shpërndarë kokainën.

“Disa “Call Centera” të cilat janë të vendosura në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe në Spanjë. Kryesisht janë konsimatorë dhe shpërndarës nga Belgjika të cilët përmes një numëri qëndror telefonojnë këto qendra që kanë marrë emrin “Call Center” dhe më pas korrierët hyjnë në veprim duke çuar sasinë e kokainës.

Këta korrierë rezultojnë se janë të vështirë për tu investiguar apo gjendur pasi sapo dorëzojnë porosinë kthehen mbrapsht. Ka një numër të lartë korrierësh prandaj janë të vështirë për ti zbuluar”- thuhet në raport.

Europa vijon të jetë tregu i dytë më i fuqishëm në botë, pas SHBA-ve, për sa i përket kokainës. Grupet italiane Ndrangheta dhe Camorra mbajnë ende një pozicion të fortë në biznesin ndërkombëtar të trafikimit të kokainës, por vitet e fundit kanë dalë edhe lojtarë të rinj të cilët merren me kokainë.

Në raport theksohet se grupet nga europa kanë gjetur lidhje direkte në vendet e Amerikës Latinë për të marrë kokainë. Vetëm në vitin 2016 në Europë janë skuestruar 1129 ton kokainë.

Artikulli paraprakHELIKOPTERI TRANSPORTON NE SHKODER TE SEMUREN NGA ZAGORA
Artikulli tjetërLSI DHE PD MBËSHTESIN KËRKESËN E METËS PËR HETIMIN E DSIK-SË