Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia teksa ka publikuar një video ky shfaqet kryeministri Edi Rama në deklarata për sistemin shëndetësor, theksoi se ky i fundit ka dështuar në këtë sektor.

Sipas Bardhit, Shqipëria renditet e fundit dhe shëndetësia është në pikën e saj më të ulët, e keqfinancuar për t’u shërbyer qytetarëve.

REAGIMI I BARDH SPAHISE

Shqipëria e fundit, sërish e fundit dhe vetëm e fundit me Edi Ramën. Shëndetësia është në pikën e saj më të ulët, e keqfinancuar për t’u shërbyer qytetarëve, sepse qeveria po paguan miliona euro për koncesionet korruptive. Shëndetësia e Edi Ramës është më keq se të gjithë në rajon. Një dështim gjigand që kushton jetë, rrjep xhepat e qytetarëve, largon mjekët dhe infermierët.

Artikulli paraprakKUFIRI ME MALIN E ZI, FA VENDOS PIKËZIME TË REJA NË LIQENIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërISH-DEPUTETJA E PD: QEVERIA KA PREKUR QYTETARËT TEK BUKA E GOJËS E USHQIMI I PËRDITSHËM, VOTA E SHQIPTARËVE DO TA NDËSHKOJË