Raporti paraprak, Gjosha: Vetëm pas zgjedhjeve, gati negociatorët

Raporti paraprak i Brukselit për fatin e negociatave shqiptare, të lidhura ngushtë me ligjin e Vetingut, do të dalë vetëm pas zgjedhjeve. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha sqaron se pavarësisht se po bëhet një përjashtim nga rregulli për Shqipërinë, vetëm në tetor do të kemi një dokument të tillë nga Këshilli Europian. “Kuptohet që është një moment i rëndësishëm jo vetëm por Shqipërinë, por edhe për shumë vendet anëtare pasi edhe për Francën, Gjermaninë do të jetë një vit zgjedhjesh edhe për to, kështu që ne ndoshta mund të kemi një mundësi pas zgjedhjeve si në vendin tonë ashtu edhe në disa prej vendeve anëtare” Pra cilësia e zgjedhjeve do të ndikojë drejtpërdrejtë? “Cilësia e këtyre zgjedhjeve ka qenë gjithmonë një kriter i padiskutueshëm për BE. Çdo moment ata kanë monitoruar zgjedhjet si nga BE edhe nga faktorë të tjerë”, u shpreh Gjosha. Në pritje të Gjykatës Kushtetuese që të zbardhë opinionin për Vetingun, Gjosha thekson se duhet të nisin përgatitjet si nga Shqipëria ashtu dhe nga ndërkombëtarët të ngritjes së logjistikës që kërkon ligji. “Së shpejti do të përzgjidhen dhe grupet negociatore dhe kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel, të cilët do të merren me të gjithë procesin. Për të përzgjedhur personat që janë më të kualifikuar, që kanë aftë për të negociuar, që janë të aftë për të folur në gjuhën angleze sepse edhe kjo është një gjë shumë e rëndësi, që kanë ekspertizën e duhur por duke bërë edhe një listë me faktorët e tretë të cilët mund t’iu bashkëngjiten negociuesve, që nga bota akademike, bota e biznesit, shoqëria civile e kështu me radhë. Duke filluar nga këto ekipe dhe nga kryenegociatori i gjithë procesi i negociatave do të varet e prej tyre”, deklaroi për Report Tv Gjosha. “Është shumë e rëndësishme ne të marrim masat për logjistikën për implemetinim e ligjit të vettingut, dhe të fillojë sa më shpejt dhe grupi i monitorimit është shumë e rëndësishme të vendoset sa më shpejt në Shqipëri për të monitoruar edhe procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh ministrja e Integrimit. Së shpejti do të nisë dhe “screening”, skanimi sesa përputhet legjislacioni jonë me artë të BE-së, pavarësisht se zyrtarisht ky proces ndodh vetëm pas hapjes së negociatave.

Artikulli paraprakGJERMANI, RRITJA MË E LARTË EKONOMIKE E 5 VITEVE TË FUNDIT
Artikulli tjetërBORA SHKAKTON 78 RASTE TEK TRAUMA,40 AKSIDENTE ME MAKINA