“Mënyra e raportimit dhe shkrimit për dhunën me bazë gjinore” ka qenë fokusi I trajnimit të gazetarëve dhe studentëve të gazetarisë të qytetit të Shkodrës, i zhvilluar paraditën e së martës në ambjentet e hotel Colosseo.

Sipas ekspertes së medias Iris Luarasi, një problem tejet delikat mbetet raportimi jokorrekt në kronika të cilat fajësojnë më tepër viktimën.

Luarasi vuri në dukje se mospërfshirja e mendimit personal apo subjektiv në raportimin e një ngjarje është thelbësore në gazetari.

Gazetarët luajnë një rol të rëndësishëm në informimin dhe edukimin e publikut për cështje të ndryshme sociale. Ndikimi është rritur sidomos me lindjen e medias online, e cila sot është bërë një hapësirë manipulimi për shumë çështje.

 

Artikulli paraprakPROTESTË PËR “BUKËN E GOJËS”
Artikulli tjetërVRASJA E BEQIRAJ, AUTORI KËRKON MËSHIRË