Nuk dihen ende shkaqet.

Një hotel në Razëm të Malësisë së Madhe është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme. Automjetet e zjarrëfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendnjarje duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit. Për fat të mirë nga zjarri nuk ka lënë pasoja  në njerëz, por vetëm dëmtime materiale. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërkohë që po punohet nga organet përgjegjëse për zbardhjen e tyre.
Policia e Shkodrës ka shpërndarë një deklaratë për shtyp në lidhje me këtë ngjarje.

Deklarata e Policisë: Shkodër 02.03.2016 Njoftim Paraprak Më datë 02.03.2016, rreth orës 19:00 në fshatin Razëm, bashkia Koplik, ka rënë zjarr në katin e katërt të hotelit në pronësi të shtetasit T. V. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia. Nga zjarri i rënë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit. Në përfundim do të dërgohet informacioni i plotë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakDONALD LU: U KEMI NDALUAR HYRJEN NË SHBA GJYQTARËVE TË KORRUPTUAR
Artikulli tjetërPROBLEMATIKAT E TË VERBËRVE NË SHKODËR