Bashkia Pukë nisur nga një deklaratë e Partisë Demokratike, ku pretendohet për dhunim të kryetarit të grupseksionit të saj në qytetin e Pukës, dhunim dhe bastisje të pronës së tij, sqaron opinionin publik:

Bashkia Pukë dhe as kreu i saj, z. Gjon Gjonaj nuk ka dhunuar z.Demir Hyseni, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt më të. Operacioni për lirimin e hapsirave publike po drejtohet në terren nga nënkryetari i bashkisë, z. Astrit Kuçi. Bashkia është detyruar të ndërmarr këtë operacion përmes Policisë bashkiake, pasi kishte njoftuar disa herë pronarin e subjektit privat, z. Demir Hyseni për lirim të hapsirave publike. Aksioni për lirimin e hapsirave publike dhe kthimin e tyre në shërbim të qytetarve po shtrihet në të gjithë qytetin e Pukës.

Pretendimet e justifikimet për goditje politike janë veçse shpifje që kanë për qëllim të pengojnë bashkinë Pukë. Nëse dikush kërkon të përfitoj politikisht, duke u nisur nga fushata elektorale dhe nën petkun e pozicionimeve politike, ne nuk kemi kohë që të lëme qytetin peng të individve të caktuar që e konsiderojnë veten të paprekshëm për shkak të politikës. Në Pukë përpara ligjit do të jemi të gjithë të barabarte, ndaj duke hedhur poshtë shpifjet e Partisë Demokratike i bëjmë apel të gjithë subjekteve që janë njoftuar për lirimin e hapsirave publike, të veprojnë menjëhere, pasi Policia bashkiake do të ndërhyje për lirimin e hapsirave përpara lokaleve. Puka nuk mund të jete më peng i individeve të caktuar që pasi e kane vjelur mirë, tani kërkojnë dhe uzurpimin e hapsirave në shërbim të qytetareve.

Artikulli paraprakPASTRIMI I PARAVE. MBI 411 RASTE VJET, EDHE PERSONA TË EKSPOZUAR POLITIKISHT
Artikulli tjetërDASHAMIR SHEHI: LISTA E PD-SË NUK ËSHTË PERFEKTE