Bashkia Lezhe,permes nenkryetares Alfrida Marku ka reaguar per panairin e punes te organizuar nga qeveria ne Lezhe.

Marku thekson se panairi sot, veç punë nuk kishte.Ishte sfilatë e Ramës dhe deputetëve të tij para biznesit lezhjan të mbingarkuar me taksa dhe lezhjanëve të papunë.

Në fund të ditës, nuk u mor vesh asnjë punësim i ri. Të papunët që kaluan paradite nuk gjetën vende të reja apo të lira pune.Ata që e vizituan panairin pasdite nuk u interesuan pasi për momentin kalojnë kohën si deputetë, ministra, zv.ministra, drejtorë të kryeministrit.

Të paktë ishin bizneset lokale aty. Ose e thënë ndryshe, ndër 15-20 stenda në total, 6-7 ishin biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Lezhë. Pjesa tjetër, institucione dhe organizata,apo biznese nga rrethet e tjera, përfshirë Tiranën. Si duket,në kryeqytet është zgjidhur problemi i papunësisë……

Stendat ishin të mbushura deri diku (pasi pati edhe bosh) me fletëpalosje ku reklamohej puna e bizneseve apo institucioneve dhe organizatave, por jo mundësi të reja punësimi.

Pyetjes për vende të reja pune, nuk përgjigjeshin me diçka konkrete, të sigurtë, por mjaftoheshin me fjalinë- në të ardhmen do të…… Kur e pyeta një vajzë të re se ku i publikoninnjoftimet për vendet e reja të punës, ajo mu kthye,- këtë vit s’kemi pasur …..

Ndaj respekt për të gjithë bizneset aty prezent, madje disa prej tyre janë dhe më të mirët në Lezhë por sot, nuk ishte vendi as koha për panair pune. Për të vetmen arsye, se punë nuk ka.

Të vetmet që shpreheshin për vende të lira pune ishin përfaqësuesit e fabrikave të prodhimit të këpucëve, përpunimit e konservimit të peshkut.

Megjithatë, vendet e reja të punës në këto subjekte nuk i lëvizin shifrat e papunësisë apo të të papunëve punëkërkues që aplikojnë pranë Zyrës së Punësimit.

Arsyeja është e thjeshtë: nuk ka një kontroll nga Inspektoriati Shtetëror i Punës mbi respektimin e pagës minimale si dhe kushteve të punës që punëdhësi u garanton (duhet tu garantojë) punëmarrësve.

Artikulli paraprakEKSTRADOHET IZET HAXHIA, I DËNUAR PËR BASHKËPUNIM NË VRASJEN E AZEM HAJDARIT
Artikulli tjetërSHERRI MES DY PERSONAVE, TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË “DON BOSKO”