Drejtoresha Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër Majlinda Laçaj, zgjodhi Ditën Ndërkombëtare të Turizmit për të njoftuar fillimin e procedurave për hartimin e plan projektit të rikonstruktimit të Urës së Mesit.

Laçaj tha se së shpejti do të ketë një plan konkret të financuar nga Ministria e Kulturës. Laçaj ishte e pranishme edhe në aksionin e pastrimit të mbetjeve urbane të zhvilluar në bashkëpunim me organizatën Eko Mendje. Gjatë ditës së sotme, DRKK Shkodër në bashkëpunim me EKO Mendje dhe nxënësit e shkollës së mesme Postribë pastruan një pjesë të mbetjeve urbane dhe inerte që kishin mbuluar prej kohësh perimetrin e Urës së Mesit.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E TURIZMIT, TË RINJT MOBILIZOHEN NË PASTRIMIN E URËS SË MESIT
Artikulli tjetërKËMBANË ALARMI NGA BANKA BOTËRORE: EKONOMIA RREZIKOHET NGA KLIMA POLITIKE