Vetëm pak kohë pas vendimit të grupit Demokrat në Kuvend për të shkarkuar nga kryesia Rudina Hajdarin ka ardhur edhe një reagim nga deputetja opozitare.

Ajo ka hedhur poshtë këtë ‘shkarkim’ që u bë me një mbledhje të fshehtë pa u njoftuar nga deputetët e grupit Demokrat, duke thënë se është pikërisht ajo në krye të këtij grupi, ndërkohë që shton se po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë.

Ndër të tjera Rudina Hajdari shkruan se grupi që ajo drejton ka vendosmërinë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit. Në fund Hajdari thumbon kundërshtarët politik si dhe ata që i kanë dalë kundër duke thënë se do të shihen të enjten.

“Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!” shkruan Rudina Hajdari.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale ka qenë vetë deputeti Korab Lita i cili me anë të një fotoje të shpërndarë deklaronte se tashmë ishte vendosur ai në krye të grupi Demokrat të opozitës në Kuvend.

Ai e quan këtë takim një mbledhje të grupit parlamentar demokrat ku është marrë edhe vendimi i rëndësishëm, që argumentohet sipas tij “në funksion të organizimit të brendshëm”, por mesa duket nga kjo mbledhje nuk është njoftuar kryetarja e grupit, Rudina Hajdari.

Artikulli paraprakIU DOGJ PALLATI,BANORËT NË QIELL TË HAPUR
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 14.10.2019