Reali i Madridit ka mposhtur sërish Barcelonën, në ndeshjen e kthimit, të finales së Superkupër së Spanjës, duke bërë të vetin trofeun.

Ekipi i Zidane ka dominuar ndaj katalanasve dhe ka arritur të vulosë rezultatin që në pjesën e parë, me golat e Asensio dhe Benzema. Pa Ronaldon e pezulluar, spanjolli 21 vjeçar e nisi këtë takim, ashtu siç mbylli ndeshjen e “Camp Nou”, me një supergol nga distanca, ndërsa sulmuesi francez dyfishoi në minutën e 39. Barcelona u duk e pafuqishme ndaj ekipit të Zidane, ndërsa marrja e vetëm dy kartonave të verdhë, në minutat e fundit të takimit, dëshmon për mungesën e grintës nga ana e Messit me shokë.

Madrilenët rrëmbejnë kështu trofeun e dytë sezonal, pas fitores së Superkupës së Europës, ku mposhtën 2-1 Manchester United, më takimin e luajtur në Shkup.

Artikulli paraprakTRUMP SHQYRTON STRATEGJINË PËR AFGANISTANIN
Artikulli tjetërPRITET DORËHEQJA, DEMIRAJ: NDER QË I SHËRBEVA VENDIT PËR 12 JAVË