Në Reç të bashkisë Malësi e Madhe ka nisur fushata e hedhjes së insektit që lufton “grerëzen e zezë” të gështenjave. Kryeministri Edi Rama shpërndau një video në rrjetin social “Facebook” të inspektimit që bëri nga afër ministrja e bujqësisë Milva Ekonomi. Ajo thotë se sigurimi i këtij insekti nga Amerika apo Japonia nuk është e lehtë ndërsa thotë se është e angazhuar që këtë nismë të qeverisë ta çojë deri në fund për t’i shërbyër fermerëve të zonës.

Kjo metodë e çertifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar

Artikulli paraprakGREQIA SHTYN VENDIMIN PËR KUFIRIN GREKO-SHQIPTAR DERI MË 14 QERSHOR, JA SA QYTETARË DO TË MUND TË HYJNË NË DITË NGA TRE PIKAT KUFITARE ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërOBOT, HARROHEN DËMSHPËRBLIMET E FERMERËVE