Nga 60 veteriner që janë aktualisht nën kontratë me drejtorinë rajonale të bujqësisë vetëm 20 prej tyre do të mund të vijojnë më tej aktivitetin.

Këtë e bën të ditur përgjegjësi i shërbimit veterinar në drejtorinë rajonale të bujqësisë Selim Kraja. Shkak për këtë është reforma e qeverisë për formalizimin. Ka një risi këtë vit sepse tashmë fermerët shërbimin veterinar do ta marrin në klinika të liçensuara ku do jenë edhe veterinerët që kanë arsimin përkatës. Fermerëve nuk do t’i duhet të paguajnë edhe pse do t’i drejtohen klinikave veterinare sepse këtë do ta subvencionojë qeveria. Përveç shërbimit veterinar që do të jetë i formalizuar edhe fermerët janë të detyruar që t’i përdorin këto shërbime sepse në të kundërt mund të penalizohen.

Artikulli paraprakMJERIMI NË LAGJIEN “ILIRIA”, BANORËT PARALAJMËROJNË PROTESTA
Artikulli tjetërKROQI: “SPORT KLUB VLLAZNIA” RRITJE TË BUXHETIT NË 2016