Pas takimit një ditë më parë me kryeopozitarin Lulzim Basha, kreu i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar dhe nga zyrtarë të LSI, i është drejtuar Kryeministrisë ku po zhvillon takim me shefin e Qeverisë Rama.

Në takim marrin pjesë kreu i grupit të LSI Vasili, Ministri Manjani dhe shefi i kabinetit të kreut të Kuvendit, Sokol Dërvishaj. Ky i fundit e shoqëroi edhe në takimin me Bashën të dielën. Basha dhe Meta zhilluan dje një takim përreth 120 minuta. Kryeparlamentari tha se kishte garantuar Bashën për miratimin e reformës në koherencë, me legjitimitet dhe integritet. Ndërsa Basha e bëri të qartë se opozita nuk do tërhiqet nga kushti i saj për vendet e rezervuara, të pranuara nga i vetmi arbitër, Komisioni i Venecias. Ilir Meta dhe Lulzim Basha u shprehën të gatshëm për tu takuar në çdo kohë për gjetjen e konsensusit për miraitmin në kohë të reformës. Megjithatë, ky takim i së dielës mes të dyve prodhoi një dakordësi, atë të miratimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që lejon votimin dhe numërimin elektronik.

Artikulli paraprakGJATË 24 ORËVE, 3 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërARRESTOHEN KATER EFEKTIV TE POLICISE