Pas apelit të fortë të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, reagon edhe kryeministri Edi Rama, i cili thekson se koha e ballos me maska po mbaron.

Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se Partia Socialiste është e gatshme që të votojë që sot reformën në drejtësi. Rama: Asnjëherë më dakord se sot me ambasadorët e SHBA-BE! Koha e ballos me maska po mbaron! PS gati të votojë që sot Reformën në Drejtësi. Basha: Rama vazhdon ballon me Frrokët dhe Shullazët Por kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu kundërpërgjigj duke akuzuar kryeministrin se po e bllokon prej dy vitesh këtë reformë. Basha: E han turpin me buke lideri global. Gati PS te votoje që këtë javë? Ka 2 vjet që gënjen. A nuk u tha te njëjtën gjë dhe Fules, Junckerit, Merkelit, Mogherinit, Kerryt, Hahnit?! Për 2 vite Edi Rama e vonoi, zvarriti dhe sabotoi me qëllim çdo përpjekje për një reforme te mirëfilltë në drejtësi që lufton dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin. Mesa duket vazhdon vallen maskëçjerrë dorëpërdorë me Koçon, Beqjen, Ahmetajn nga njëra anë, Shullazin, Tahirin, Ndokën, Prengen dhe Frrokët në anën tjetër. Partia Demokratike ka luftuar dhe do luftoje, mbrojë dhe votojë një reformë në drejtësi që jep drejtësi dhe dënon krimin dhe korrupsionin e lidhur pandashmërisht me qeverinë e këtij qe ne 2 vjet ju vodhi 2.2 miliard euro shqiptareve.

Artikulli paraprakHEQJA E VIZAVE PER KOSOVEN, MOGHERINI: KRENARE PER KOSOVEN
Artikulli tjetërMARUBI NIS “TRANSFERIMIN”, RAMA: KRENAR PER KETE KONTRIBUT