Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka shfuqizuar nenin për ndryshimin kushtetutues i cili u cilësua se i hapte rrugë legalizimit të martesave brenda së njejtës gjini.

Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj dhe deputeti i LSI, Petrit Vasili deklaruan pas mbledhjes së komisionit se neni u konsiderua çështje që dilte përtej mandatit të Komisionit

Xhafaj: Është kërkesë e PDIU dhe disa grupeve të tjera, por jo më shumë në kontekstin e nenit në vetëvete të përmbajtjes sesa të faktit që disa prej këtyre neneve nuk kishte lidhje drejtpërdrejt me reformën. Ishte një përpjekje vullnet mirë nga ana jonë për të reflektuar momentin historic të vendit për integrimin në BE.

Vasili: Ka pasur një vendim unanim të komisionit për të evituar çdo keqkuptim pasi puna e komisionit ishte përqendruar në çështje që kishin të bënin me reformën në drejtësi. Ka pasur një vendim unanim të komisionit që çështje që dilnin jashtë mandatit të komisionit të mos shqyrtoheshin në këtë draft-ndryshimesh, por të trajtoheshin në momente të tjera kur do të kishte objektiva të tjera për të realizuar nga komisione të tjera në rast se do të ishte e nevojshme.

Xhafaj dhe Vasili në sinkron me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta deklaruan se miratimi  i reformës në drejtësi është shumë afër.

Xhafaj: Kryetari i Kuvendit ka pasur një kontakt telefonik me Hahn dhe i ka shprehur angazhimin e Kuvendit që do të bëjë maksimumin për të gjetur një zgjidhje konensuale ditën e enjete.

Vasili: Grupi parlamentar i LSI-së do të votojë pro draftit të ndryshimeve kushtetuese. Edhe angazhimet e minutës së fundit, pra të një niveli tepër të lartë politik, siç është edhe angazhimi i Komisionerit Hahn. Ju kujtoj edhe angazhimin e djeshëm, të mëparshëm të z. Fleckenstein etj, kanë qenë influenca shumë pozitive në mënyrë që ky konsensualitet të eci përpara duke lënë mënjanë mosbesimet, për t’i hapur rrugën një reforme e cila implementohet shpejt dhe ku frytet e saj në radhë të parë dhe mbi të gjitha i gëzojnë shqiptarët

Tërheqja nga neni për martesat brenda së njejtës gjini u zyrtarizua vetëm pak orë pas takimit të kryemintrit Rama me kreun e PDIU dhe këmbënnguljes së kësaj force politike për ta tërhqur atë nen në të kundërt ata nuk do të votonin draftin. Lidhur me këtë vendim të komisionit të reformës, ka reaguar deputetja e PDIU, Mesila Doda sipas  e cila e quajti lajm të mire shfyqizimin e ndryshimit kushtetues.

Artikulli paraprakMAMURRAS – TRENI I UDHËTARËVE PËRPLAS NJË MAKINË, PLAGOSET RENDË SHOFERI
Artikulli tjetërJA SI TË GJENI ÇDO GJË QË GOOGLE DI PËR JU