Pritet të mblidhet sërish këtë të hënë Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi.

Anëtarët e Komisonit të Posaçëm do të njihen me propozimet që do të kënë ekspertët e reformës lidhur me vërejtjet e EURALIUS dhe OPDAT mbi opinionet e PD-së mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mbledhja do të ketë në axhendë edhe ligjin për organizimin e gjyqësorit dhe strukturën e posaçme antikorrupsion. Pritet që të jetë kjo mbledhje që të përcaktojë nëse do të ketë senacë plenare javën e ardhshme për votimin e ligjit për rivlerësimin e gjytarëve dhe prokurorëve, mungesa e të cilit bëri të pamundur hedhjen e shortit për institucionin e parë që duhej të ngrihej me miratimin e reformës, atë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kuvendi ka dy data në dispozion për thirrjen e seancës 25 dhe 29 gushtin.

Artikulli paraprakTAKIMI NE NISH, RAMA ZBARDH BISEDEN ME VUCIC
Artikulli tjetërTRUMP, JEP DOREHEQJEN MENAXHERI I FUSHATES