Reforma në Hipotekë, përzgjedhja e 35 drejtorëve me garë të hapur

35 drejtuesit vendorë të hipotekave në të gjithë vendin do të përzgjidhen për herë të parë përmes një gare të hapur. Drejtoresha e sapoemëruar e Hipotekës, Blerina Doracaj beson se ky proces do të emërojë në krye të zyrave vendore ata që e meritojnë t’u shërbejnë qytetarëve. “Për ecurinë e punës dhe situatën e çdo zyre vendore është hartuar një informacion i cili i është paraqitur kryeministrit, pa i fshehur asgjë. Mbi bazën e kësaj analize fillestare të situatës kam kërkuar që të gjithë drejtuesit e zyrave vendore të futen në garë për të merituar nderin për t’u shërbyer qytetarëve. Regjistruesit do të përzgjidhen përmes një procedure të hapur, e cila do të përmbyllet në fund të muajit gusht”, thotë Doracaj. Ndërsa për të gjithë punonjësit e Zyrave të Regjistrimit do të nisë një proces verifikimi në përfundim të të cilit do të merren masa për çdo shkelje të gjetur. “Do të nisë dhe një proces verifikimi, apo siç mund ta quajmë process vettingu për të gjithë punonjësit e zyrave të regjistrimit, nga i pari tek i fundit. Për çdo rast që konstatohet shkelje e ligjit do të procedohet me kallëzim penal dhe për çdo rast shkeljesh të renda administrative do të behët largimi nga puna i këtyre punonjësve”, shton Doracaj.

Artikulli paraprakINVESTIGIMI I “THE SUN”: ME 900 PAUND SHQIPTARËT NË ANGLI ME AVIONË
Artikulli tjetërI ‘NGECIN’ 138 MIJË EURO FALSE NË EXCHANGE, ALARMOHET PRONARI