Ashtu siç ishte parashikuar, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, do të takohen sot me krerët e grupeve parlamentare të opozitës.

Mësohet se ky takim do të mbahet në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Kujtojmë se prej disa ditësh në fokus të debatit politik janë ndryshimet kushtetuese, ku palët ende nuk kanë gjetur dakordësi, duke u bazuar tek marrëveshja e 5 qershorit.

Artikulli paraprakBALLA TAKON PRESIDENTIN E KOSOVËS: LUFTA E UÇK ISHTE NJË LUFTË E DREJTË PËR LIRI E NJË POPULLI AUTOKTON KUNDËR GJENOCIDIT TË MILLOSHEVIÇIT
Artikulli tjetërRAMA FLET PAS MARRËVESHJES ME OPOZITËN PARLAMENTARE: NJË ORË E MË PARË DO ISHTE MIRË TË MBLIDHET KËSHILLI POLITIK