Krerët e tre partive më të mëdha parlamentare, Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha ishin sot në një tryezë për realizimin e Reformës Zgjedhore organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendore në nivel të përfaqësuesve të partive politike.

Kryetari i PS-se njëkohësisht Edi Rama u ndal tek domosdoshmëria e konsensusit si dhe depolitizimit të komisoneve zgjedhore. Kryetari i PD-se u ndal tek korrupsioni zgjedhor si problemi më emergjent për tu zgjidhur. Rama dhe Basha ranë dakord sa i takon çështjes së reklamave. Nga ana e tij kryetari i parlamentit Ilir Meta, si kryetar i LSI-së tha se partia e tij  do të bëhet model për transparencën. Për këtë përmendi publikimin online të gjithë shpenzimeve të aktiviteteve të kësaj partie, që do të pasohet me transparencën e fushatës. Meta foli për domosdoshmërinë e realizimit të reformës në drejtësi paralelisht me atë të reformës zgjedhore, listat e hapura.

Artikulli paraprakRAMA: VAJZA ËSHTË PARAPLEGJIKE, MJEKËT THONË ËSHTË MIRË
Artikulli tjetërUJSJELLËS SH.A, SQARON MUNGESËN E UJIT TË PISHËM