Regjistrimi i pronave të fermerëve vazhdon të jetë një ngërç që privon këta të fundit për të marrë benefitet. Sipas kryetares së Bashksië Shkodër, Voltana Ademi, kjo çështje është trajtuar në mënyrë prioritare nga institucioni që ajo drejton dhe për këtë është bërë edhe një takim me institucionin e Prefektit në Shkodër. Sipas Ademit, problemi vazhdon të jetë i madh, edhe pse bashkia po punon me hapa të shpejtë, ndërkohë që nuk ka një përgjigje nga Hipoteka, e cila vazhdon të punoj ngadal me këtë proces. Sipas Ademit, janë të njoftuar për situatën edhe pushteti qëndror.

Mos regjistrimi i pronave të paluajtshme të fermerëve është faj kryesor i Hipotekës. Ndërkohë që vetë fermerët e kanë të vështirë të mbijetojnë, duke mos patur edhe mundësi financimi nga projekte të ndryshme. Të gjithë fermerët që kanë trashëguar prona, por që nuk i kanë të regjistruara kanë hasur në vështirësi dhe burokraci pranë Hipotekës në Shkodër. Mosregjistrimi dhe marrja e një certifikate lë ata jashtë çdo financimi, ndërkohë bashkëveprimi i të gjithë institucioneve është kyç në proces.

Artikulli paraprakTASK FORCE KUNDËR VJEDHJES SË ENERGJISË, 155 PROCEDIME NË NJË MUAJ NË SHKODËR
Artikulli tjetër“TRAJTIMET PRANVERORE NË BLETARI”