Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 29 qytetarë të infektuar me COVID-19. Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë humbje jete nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

16 në Tiranë, 4 në Sarandë, 2 në Kamëz, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër. Aktualisht janë 344 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 29
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 561

Testime totale 1,986,369
Raste pozitive 331,326
Raste të shëruara 327,393
Raste Aktive 344
Humbje jete 3,589

Artikulli paraprakPREZANTOHET TESTI I RI I GJAKUT, MUND TË ZBULOJË 50 LLOJE KANCERI
Artikulli tjetërQEVERIA E MALIT TË ZI SHKARKOI SHEFIN E AGJENCISË SË SIGURISË KOMBËTARE, REAGON KRYEMINISTRI ABAZOVIÇ