Linja kombëtare ajrore e Australisë, Qantas, ka realizuar fluturimin nga Londra në Sidnej për 19 orë e gjysmë, në kuadër të një serie testimesh për të vlerësuar efektet e fluturimeve shumë të gjata.

Aeroplani i llojit, Boeing 787-9 Dreamliner, është nisur nga Aeroporti Heathrow i Londrës të enjten dhe ka arritur në Aeroportin e Sidnejt të premten.

Udhëtimi 17,800 kilometra i gjatë, është pjesë e synimeve të kompanisë, Qantas për të realizuar fluturime të rregullta nga qytetet e mëdha, Sidnej dhe Melburn, drejt Londrës e New Yorkut. Në fotot e publikura nga Daily Mail shohim pasagjerë që brenda në avion përveçse kanë ngrënë, kanë shijuar verën dhe janë argëtuar me njëri tjetrin kanë bërë dhe aktivitetet fizik që ora të kalonte sa më shpejt.

Muajin e kaluar. e njëjta kompani ajrore përfundoi fluturimin e parë direkt nga New Yorku në Sidnej për 19 orë e 16 minuta. Një tjetër fluturim New York-Sidnej pritet të realizohet këtë muaj.

Artikulli paraprakNIS VOTIMI PËR ZGJEDHJEN E DELEGATËVE PËR KONGRESIN ZGJEDHOR TË PS
Artikulli tjetërTËRMETI ME MAGNITUDË 4.2 GODET ISHULLIN GREK, JA KU ISHTE EPIQENDRA