Humbja në eliminatoret e Botërorit 2018 me Italinë dhe ajo në miqësoren me Bosnjen kanë ndikuar ndjeshëm në klasifikimin mujor të FIFA të kombëtares shqiptare.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi këtë radhë e shohin veten 12 shkallë më poshtë në renditje në krahasim në muajin e kaluar, pikërisht në vendin e 66 me 533 pikë. Përsa u përket skuadrave të tjera që janë në grupin tonë kualifikues, Spanja është në vendin e 10, ndërkohë që Italia është ngjitur në vendin e 12. Ka humbur pozicione edhe Izraeli që është i 63, ndërsa Maqedonia ka kapercyer 33 shkallë për t’u ngjitur në vendin e 133. Renditja e FIFA ka pësuar ndryshime edhe në krye të saj. Tani është Brazili ai që ndodhet në vendin e parë me 1661 pikë, duke zbritur në te dytin rivalët e Argjentinës. Gjermania dhe Kili edhe këtë radhë janë në vendin e 3 dhe të 4 të ndjekur nga Kolumbia, Franca, Belgjika dhe Portugalia.

Artikulli paraprakSITUATA POLITIKE , AMBASADORI AUSTRIAK NË SHKODËR : DIALOGU ËSHTË THELBI I DEMOKRACISË
Artikulli tjetërNUK KA ZGJEDHJE PA OPOZITËN? RAMA: ZËRA TË SPONSORIZUAR ME PARA