Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 4118 Ha.

Deri në këto momente, janë mbi 1415 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit .Në total banesat që janë të bllokuara nga uji janë mbi 194.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet e rënduar. Në Obot kalohet vetëm me varka. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura. Në Obot janë rreth 150 shtëpi të rrethuara nga uji nga ku në 12 prej tyre ka hyrë uji .Në Muriqan në 8 shtëpi ka hyrë uji .

Në Goricë 40 shtëpi ka rrethuara nga uji. Në lagjen Gallube në 4 shtëpi ka hyrë uji. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje.
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1050 ha tokë e permbytur.Janë të rrethuara nga uji 10 shtepi ne fshatin Berdice e Siperme, 8 ne Berdice e Madhe dhe 30 ne fshatin Trush.

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 260 Ha tokë .Janë të rrethuara nga uji 5 shtëpi.
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë. Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 110 ha. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe në një segment rruge ka vështirësi kalimi. Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

 

Artikulli paraprakPËRKEQËSOHET SITUATA, PËRMBYTET LAGJJA ‘AJASËM’
Artikulli tjetërMESI INSPEKTON ZONËN E PËRMBYTUR NË DAJÇ