Pas Shkodrës, Fushë Krujës dhe Fierit forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në fshatin Remas të Lushnjës për të ushtruar kontrolle në disa banesa.

Një nga banesat e kontrolluara ka qenë dhe ajo e familjes Lika ku në rrethana ende të paqarta është plagosur me plumb në kokë 77 vjeçari.

Operacioni nisi rreth orës 05:30 minuta të 14 shtatorit, është plagosur një 77 vjeçar.
Nga informacioni që ka shpërndarë policia, operacioni nisi rreth orës 05:30 minuta të 14 shtatorit pasi “disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.

Versioni i policisë
Sipas versionit të policisë 77 vjeçari, Haxhi Lika nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë. Gjithashtu tregohet se është plagosur por pa dhënë detaje mbi rrethanat që kanë ndodhur si dhe saktësohet se policia ka qëlluar në ajër.

“Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu). Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.

“Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.” informoi sot ne mesdite policia e shtetit.

Familjaret: Xhaxhai u godit ne krevat

Por një version krejt të kundërt tregojnë pjesëtarët e familjes. Nipi i Haxhi Likës thotë se xhaxhai i tij është goditur me plumb në kokë ndërsa ka qenë duke fjetur gjumë dhe se aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë në Tiranë.
Haziz Lika: “Rreth orës 04:00 erdhi policia, forcat RENEA. Bënë kontroll. Qëlluan me armë nga jashtë vranë xhaxhanë brenda. Kontrolluan banesën por nuk gjetën asgjë. Nuk na thanë asgjë. Dy djemtë e xhaxhait janë ndaluar. Nuk dimë gjë për ta.

“Gjyshi ka qenë i shtrirë në krevat në momentin kur ka qenë duke u ngritur është qëlluar në kokë” tha dhe nipi i tij.

Artikulli paraprakARRESTOHET HAJDUTI I KIOSKES TEK SHESHI “SHQIPONJA”
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 128 KG KANABIS, PRANGA PËR TRE SHQIPTARË