Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Ben Blushi janë përfshirë në replika mes tyre mbi debatin brenda PS për zgjedhjen e kryetarit.

Berisha duke u shpjeguar socialistëve se ndërhyrja e tij në këtë çështje nuk është tendencioze tha se ndalimi i kandidimit të rivalëve të tij nga Rama duhet të përballet me çdo lloj Bojkoti. Berisha: Nuk i rrihet dot më, është në fuga dhe paranojë, s’ka besim tek asnjëri prej jush përveç 2-3. Ju që më thatë qëparë mos u përziej në punë e PS nuk kam asnjë tendencë, por të dalë tjetri dhe të thotë ndaloj rivalët, në mënyrë absolute duhet të përballet me çdo lloj bojkoti në këtë vend. Ti po të duash kandido, po të duash jo ( i drejtohet Blushit), unë merrem me normën. Kujton se po bëj avokatin tënd unë?Gjëja e fundit që mund të bëj në tokë unë, avokatinë tënde, ta kesh të qartë. Por bëj avokatinë e vlerave dhe të parimeve të një sistemi demokratik. Më vjen shumë mirë që dy deputetë të veriut mbrojnë garën sepse zotëria e tij veriun e ka të personifikuar me kriminelë, vrasës, trafikantë dhe banditë. Por ka dhe të tjerë dhe këtu në Parlament dhe as janë banditë, as kriminelë, por janë dinjitozë, qytetarë të vërtetë. Dhe më ka ardhur mirë shumë që të paktën për këtë i kanë dhënë një përgjigje të merituar këto ditë. Në përgjigje Ben Blushi i kërkoi Berishës të mos përfshihet në çështjet e brendshme të PS. Ai i tha se qëllimi i tij është të krijojë një parti larg modelit të Berishës si otoman komunist. Blushi: Po fol edhe për ne. Ne jemi në një garë dhe këtë se mohoj. Kemi një garë brenda partisë për arsyet tona.Tani pyetja që kam për ty: Po ti ç’punë ke? Se ti tesërën të partisë së punës e ke lënë para 25 vjetësh. Unë jam një nga ata njerëz që e njoh pak çfarë ke bërë ti në këto 25 vjet.Kam qënë 20 vjeç kur kam dalë kundër teje dhe kam ca miq këtu prej asaj kohe.Një nga këta është Ed Selami. E mban mend çfarë i bërë? E çove 10 vjet në Amerikë. Kryetar partie e kishe, e hoqe, e shkarkove, iku në Amerikë.Po ja ku e ke.Ka njerëz që i ke rrahur brenda kësaj partie.Mua s’po më rreh njeri akoma, s’më lënë këta është e vërtetë.Nuk më lënë të bëj garë edhe duke u futur ti, akoma më shumë nuk do më lënë. Po pse bën sikur nuk dëgjon? Pyet Ridvanin se ti po dëgjon.Përktheja të lutem.Prap po të them: Ç’punë ke ti me ne? Mendon që duke bërë ndonjë garë ti fiton më shumë vota? Çfarë halli ke që përzihesh në punët tona? Po të flasi Ed Selami, të çohet këtu të ketë burrninë dhe të thotë sesi e përzure, e çove në emigracion. Me kë ke bërë garë brenda PD në 25 vjet? Me asnjë.Në qoftë se unë po dal sot ta them për çfarë arsye.Sepse kam frikë se modeli jot që krijove në 25 vjet, s’kishe rivalë, s’bëhej garë, ata që kishe kundra i nxirrje jashtë partie.

Artikulli paraprakAMBULANCA AKSIDENTON NJË KEMBËSOR
Artikulli tjetërKOSOVË, THAÇI: JAM KËRCËNUAR ME VDEKJE NGA LIDERI I ISIS