Pavarësisht reshjeve të borës, në veri të vendit të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Drejtori Rajonal i Autoritetit Rrugor Shqiptar bëri me dije se nuk ka asnjë aks nacional të bllokuar, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të përdorin zinxhirë gjatë lëvizjes. Sipas Sterkajt, rruga e Kombit po mbahet në monitorim si dhe janë angazhuar 15 borëpastruese për mbajtjen e saj hapur. Firmat e kontraktuara nga Arrsh kanë marrë masat e nevojshme për pastrimin e akseve gjatë ditëve të ardhshme. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cm në zonat malore. Mbajtja hapur e rrugëve kërkon angazhim të firmve të kontraktuara, por nga ana tjetër është kërkuar bashkëpunimi i qytetarëve përmes përdorimit të zinxhirëve.

Artikulli paraprakFSHATI KU TRASHËSIA E DËBORËS KA ARRITUR NE 50 CM
Artikulli tjetërPERIFERIA, RRUGA PAS UDHA KRYQIT E AMORTIZUAR