Reshjet e shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë vështirësuar së tepërmi jetën e komunitetit rom në qytetin e Shkodrës.

Sipas përfaqësuesit të shoqatës së romëve, askush nuk është interesuar për situatën e vështirë në të cilën po kalojnë. Banorët thonë se nuk kanë patur asnjë ndihmë, ndërsa vënë theksin tek diskriminimi. Apeli i komunitetit rom ka qenë i vazhdueshëm, por reagime nga institucionety lokale nuk ka patur. Gjatë dimrit situata bëhet akoma më e vështirë, pasi ky grup minoritar shpeshherë përfshihet nga përmbytjet.

Artikulli paraprakRRJETI ENERGJETIK, BASHKIA VAU-DEJËS I BËN THIRRJE OSHEE-së
Artikulli tjetërPLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR NË MALËSINË E MADHE