Në vijim të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore

, thirrjeve të vazhdueshme për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe nisur nga situata e fundit sinoptike, Drejtoria e Policise Rrugore ka marrë një sërë masash shtesë për të parandaluar aksidentet rrugore: Si pasojë e reshjeve të dëborës në Qarkun Kukës, Dibër , Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë, trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 40 centimetra. Në Qarkun Dibër në të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në qarkun Kukës të gjithë akset rrugore kanë prezencë dëbore dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në disa akse rrugore rurale të qarkut Shkodër, si Bardhet-Iballë, Qafë Qarri –Qelëz, janë të bllokuara pasi trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra. Rruga e Kombit, këshillohet që qarkullimi të kryhet me zinxhirë, të mos qarkullojnë me shpejtësi dhe të eleminojnë parakalimet. Në disa segmente rrugore në qarkun Gjirokaster, Elbasan dhe Berat, konsatohet se ka prezencë akulli, në këtë kuadër këshillojmë të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregohen të vëmendshëm, të përdorin zinxhirë dhe të eleminojnë shpejtësinë. Gjithashtu, ju bëjmë thirrje drejtueve të automjeteve dhe këmbësorëve të respektojnë normat e sjelljes në rrugë, eleminojnë shpejtësitë, përdorimin e celularit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin alkool gjatë drejtimit të automjetit, këmbësorët të përdorin mbikalimet, vizat e bardha dhe të mos kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Policia Rrugore ka marrë masa që në të gjithë akset rrugore të mësipërme, të planizojë shërbime gjatë 24-orëve, duke u mbështetur edhe nga Patrullat e Përgjithshme. Për çdo problematikë, drejtuesit e automjeteve të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 e 129.

Artikulli paraprakDËBORA NË PUKË, BASHKIA NË TERREN
Artikulli tjetërGRIPI, MESI : SHKODËR 700 RASTE NË JAVË