Situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme, pavarësisht reshjeve të shiut gjatë orëve të fundit.

Në Bashkinë Shkodër, si pasojë e rritjes së prurjeve të përrenjve, është dëmtuar ura në Grykën e Nërshqemit, në fshatin Breg Lumi, Njësia Administrative Shalë.

Në Bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash në disa akse rurale. Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.

Në bashkitë Malësi e Madhe, Vau i Dejës nuk raportohen problematika.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 65 mm reshje shiu. Nivelet e lumit Drin dhe të liqenit mbeten nën kuotat e riskut, ndërsa hidrovorët janë funksionalë dhe në gatishmëri.

Prefektura e Qarkut Shkodër vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin me bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, me prioritet sigurinë e qytetarëve dhe ndërhyrjen në kohë ndaj çdo problematike.

U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat malore dhe akset ku janë evidentuar rrëshqitje dherash.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMBI 100 VJET PËR T’U BARAZUAR, PENSIONET NË SHQIPËRI SA 19% E NIVELIT TË BE-SË SIPAS FUQISË BLERËSE
Artikulli tjetërNDOTJA E AJRIT NË SHQIPËRI MBI TREFISHIN E NORMËS SË OBSH, MIJËRA VDEKJE TË PARAKOHSHME NË VIT